Agjencia e OKB-së: Fëmijët e Gazës po vuajnë nga “nivele shkatërruese të stresit”

Agjencia e OKB-së për refugjatët palestinezë (UNRWA) paralajmëroi kundër pasojave psikologjike me të cilat përballen fëmijët në Rripin e Gazës si rezultat i sulmeve të Izraelit në enklavën e rrethuar, transmeton Anadolu.

“Fëmijët në Gaza po vuajnë nivele shkatërruese të stresit”, tha agjencia në një deklaratë në X.

“Ekipi i UNRWA-së po punon me fëmijët dhe adoleshentët për të zbutur ndikimin e tmerreve të luftës”, shtoi ajo.

“Këshilltarët tanë u ofrojnë atyre shpresë dhe ngushëllim”, tha agjencia, duke shtuar: “Ne duhet të mbrojmë të tashmen dhe të ardhmen e tyre”.

“Armëpushim tani”, përsëriti UNRWA-ja.

Izraeli ka zhvilluar ofensivë të ashpër në enklavën palestineze që nga një sulm ndërkufitar nga Hamasi më 7 tetor të vitit të kaluar, në të cilin Tel Avivi thotë se u vranë rreth 1.200 njerëz.

Mbi 34.600 palestinezë janë vrarë që atëherë, kryesisht gra dhe fëmijë ndërsa më shumë se 77.800 të tjerë janë plagosur, krahas shkatërrimit në masë dhe mungesës së madhe të nevojave.

Izraeli akuzohet për gjenocid në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë (GJND). Një vendim i përkohshëm në janar urdhëroi Tel Avivin të ndalojë aktet gjenocidale dhe të marrë masa për të garantuar ofrimin e ndihmës humanitare për civilët në Gaza.