Ai i cili e lidh zemrën e tij me Allahun, përgatiten shkaqet për të…!

Ed'hem Sherkavi

“O Zekerija, Ne po të japim ty lajmin e mirë…“[Kuran, 19:7]
Eshtrat iu kishin dobësuar,
Koka e tij ishte ndriçuar nga thinjat,
Gruaja e tij ishte beronjë,
Por, ai e dinte se me shkaqe gjykojnë njerëzit, e jo Allahu i Lartësuar!
Prandaj, i ngriti duart dhe u lut: “Më dhuro nga ana Jote një pasardhës!“
Dhe i erdhi përgjigjia: “O Zekerija, Ne po ta japim ty lajmin e mirë për një djalë…“
Andaj, ai i cili e lidh zemrën e tij me shkaqet, Allahu e lë në ato!
Ndërsa, ai i cili e lidh zemrën e tij me Allahun, përgatiten shkaqet për të!

Ed’hem Sherkavij