Ai popull që nuk e ka gatishmërinë për të hequr një pengesë nga rruga nuk e ka pjekurinë për të arritur deri tek njësimi dhe lartësimi i Zotit…

Hoxhë Vladimir Kera

Profeti (a.s) ka thënë: “Besimi ka shtatëdhjetë e ca degë. Më e larta është fjala s’ka Zot përveç Allahut. Kurse, më e ulëta është largimi i pengesës nga rruga.”
(Transmeton: Buhariu dhe Muslimi.)
——
#shënim: Pra për të shkuar tek më e larta fillohet nga më e ulëta, dhe qartësisht kjo fjalë e artë e Profetit (a.s) na thotë: Ai popull që nuk e ka gatishmërinë për të hequr një pengesë nga rruga nuk e ka pjekurinë për të arritur deri tek fjala më e lartë që është njësimi dhe lartësimi i Zotit.

Nga: Hoxhë Vladimir Kera