Al-Azhar në Egjipt reagon ndaj deklaratave fyese të autoriteteve indiane kundër profetit Muhamed

Nupur Sharma

Institucioni Al-Azhar në Egjipt dhe Drejtoria e Çështjeve të Masjid al-Haram dhe Masjid-e-Nabawi (Haramain) në Arabinë Saudite njoftuan se dënojnë ashpër deklaratat fyese të zyrtarëve indianë të partisë në pushtet, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një deklaratë në llogarinë e mediave sociale të Al-Azhar thuhet se “Deklaratat e zëdhënësit të Partisë Popullore në pushtet (BJP) në Indi për Profetin Muhamed tregojnë qartë injorancën e tij për historinë e profetëve”.

Në reagim, deklaratat e zyrtarit indian u vlerësuan si “fjalë absurde të përsëritura herë pas here nga armiqtë e Islamit”, dhe iu bë thirrje komunitetit ndërkombëtar që “të qëndrojë me vendosmëri, guxim dhe me forcë kundër atyre që abuzojnë me fenë”.

Duke theksuar se disa politikanë kanë përdorur fyerjen e Islamit dhe Profetit Muhamed për të fituar vota më tej thuhet: “Provokimi i anëtarëve të partisë kundër muslimanëve për të marrë vota në zgjedhje është mbjellja e farës së urrejtjes dhe konfliktit midis anëtarëve të feve dhe besimeve të ndryshme”.

– Dënim nga Drejtoria e Çështjeve Haramain në Arabinë Saudite

Në një deklaratë me shkrim nga Drejtoria e Çështjeve të Mesxhid al-Haram dhe Masjid-e-Nabawi (Haramein) në Arabinë Saudite thuhet se “Drejtoria e Çështjeve Haramein në emër të imamëve, predikuesve, dijetarëve dhe punonjësve të Drejtorisë dënon deklaratat dhe fotografitë fyese të Profetit Muhamed”.

Duke theksuar se këto shprehje nuk përfaqësojnë respektin që duhet treguar ndaj feve, në deklaratë thuhet: “Ata që veprojnë kështu nuk e kanë lexuar jetën e Profetit tonë”.

– Ata që përdorën shprehje fyese për Profetin Muhamed u shkarkuan nga postet e tyre

Zëdhënësja e BJP, Nupur Sharma, e cila përdori shprehje fyese kundër fesë Islame dhe Profetit Muhamed në një program televiziv që mori pjesë më 3 qershor në Indi, u shkarkua më 5 qershor si dhe drejtori i mediave të New Delhit, Naveen Kumar Jindal u shkarkua gjithashtu në të njëjtën ditë.

– Sharma kërkoi falje pas reagimit

Sharma në Twitter tha: “Unë nuk doja të lëndoja ndjenjat e askujt. Nëse i kam lënduar njerëzit me fjalët e mia. Unë pendohem për fjalët e mia”.

Jindal, i përjashtuar nga partia, theksoi rëndësinë e vendimit të partisë dhe shtoi se ai është një person që i përkushtohet partisë. /aa