Algjeria i bën thirrje Unionit Afrikan të “pengojë grushtet ushtarake në kontinent”

Algjeria i bëri thirrje Unionit Afrikan që të pengojë grushtet ushtarake në kontinent dhe të forcojë procesin e demokratizimit, transmeton Anadolu Agency (AA).

Ministria e Jashtme e Algjerisë, bëri një deklaratë me shkrim pas përpjekjes së dështuar për grusht shteti që u krye dy ditë më parë në Sudan dhe që u njoftua se u pengua nga autoritetet e vendit.

“Sudani vëlla dëshmoi një përpjekje të dështuar për grusht shteti disa ditë më parë, në një periudhë ku popujt e Afrikës mendonin se ka mbetur në të shkuarën epoka e grushteve të shtetit dhe ndryshimeve jokushtetuese në kontinent”, thuhet në deklaratën në cilën theksohet se Algjeria e dënon fuqimisht përpjekjen në fjalë për grusht shteti.

Më tej kreut të Unionit Afrikan dhe presidentit të Republikës Demokratike të Kongos, Felix Tshisekedi, i bëhet thirrje që të ndalen grushtet ushtarake në kontinent dhe të intensifikohen përpjekjet lidhur me forcimin e procesit të demokratizimit.

Gjithashtu në deklaratë vihet në dukje se vendet anëtare të Unionit Afrikan për t‘iu përmbajtur parimeve themelore të Unionit duhet të sigurojnë sovranitetin, pavarësisë, sigurinë rajonale dhe unitetin kombëtar të shteteve si dhe të refuzojnë çdo ndryshim qeverise antikushtetues ose marrjen e pushtetit me forcë.

Çfarë ndodhi

Ushtria sudaneze më 21 shtator njoftoi parandalimin e kryengritjes së realizuar nga 22 oficerë nën udhëheqjen e Gjeneral Major Abdel-Baqi Hassan Osman Bakrawi dhe se në këtë kuadër u arrestuan dhjetëra ushtarakë dhe civilë.

Edhe kryeministri Abdalla Hamdok në të njëjtën ditë në një fjalim të publikuar në televizionin shtetëror bëri të ditur se përpjekja për grusht shteti ishte kryer nga mbetjet e ish-regjimit. “Kjo përpjekje synon të rrëzojë revolucionin e dhjetorit 2018, arritjet e popullit të Sudanit dhe periudhën e tranzicionit civil”, kishte theksuar kryeministri Hamdok .

Presidenti Omar al-Bashir u largua së fundmi nga detyra e tij si rezultat i ndërhyrjes së ushtrisë ndaj kryengritjes popullore që filloi në Sudan më 11 prill 2019 për shkak të kostos së lartë të jetesës. /aa