Aliu r.a dhe katër dashuritë e tij

Një ditë Pejgamberi s.a.v.s. e pyeti Aliun r.a.:
– Ali! A e do Allahun? – E dua, o i dërguari i Allahut!
– A e do të dërguarin e Allahut? E dua, o i dërguari i Allahut!
– A e do vajzën e të dërguarit të Allahut, Fatime ez-Zehranë? E dua, o i dërguari i Allahut!
– A e do Hasanin dhe Husejnin? I dua, o i dërguari i Allahut!
– Ali! Një zemër është, e ti i ke përmendur katër dashuri. Si ke mundur t’i sistemosh të gjitha këto dashuri në një zemër?
Aliu r.a. nuk pati përgjigje për këtë pyetje. Me kokë të ulur shkoi në shtëpi te bashkëshortja Fatime ez-Zehra, lule e rritur në kopshtin e Resulullahit s.a.v.s., i vërejti menjëherë vijat e hidhërimit në fytyrën e bashkëshortit të saj dhe e pyeti: — Ali! E shoh se je i mërzitur. A ke far dertesh? Nëse janë të natyrës së kësaj bote, kjo edhe ashtu nuk është e çmuar për ty; nëse është e natyrës së Ahiretit, ma thuaj ta di edhe unë.
Aliu r.a., e shikoi bashkëshorten me sytë e tij ngjyrë gështenje, të cilët shndrisnin si nur dhe ia tregoi të gjitha. Në thellësitë e syve të Fatimes r.a. u vërejt shkëlqimi: – Ali! I tha. Ta tregoi unë përgjigjen në këtë pyetje, e ti shko te Resullahit s.a.v.s. e thuaj: “O mëshira e botëve! Sikur që njeriu e ka anën e djathtë dhe të majtë, anën e pasme, e të përparme, të sipërme, e të poshtme, po ashtu edhe zemra i ka të gjitha këto anë. Ndaj, unë Sunduesin e botëve, Allahun xh.sh., e dua me forcën e arsyes e të besimit. Ty të dua me shpirt dhe me besim. Fatimen e çmuar e dua për shkak të jetës së bukur që kalojmë bashkë. Ndërsa Hasanin dhe Husejnin i dua me dashurinë dhe mëshirën prindërore!”
Në Sahihun e Buhariut dhe të Muslimit është shënuar ky Hadith: “Kush i posedon tri gjëra do ta shijojë ëmbëlsirën e imanit, e ato janë: Allahu dhe Pejgamberi i Tij të janë më të dashur se të gjitha të tjerat, ta duaj njeriun vetëm për hir të Allahut xh.sh. dhe ta urrej kthimin në kufër, pasi që Allahut e shpëtoi atë nga ai ashtu sikur që e urren hedhjen e tij në zjarr.”
Kur Allahu xh.sh e do një njeri, e thërret Xhibrilin dhe i thotë: “Unë e dua filan filanin, duaje edhe ti dhe meleku Xhibril e do, i cili më pas i thërret banorët e qiellit, duke u thënë: Allahu e ka dashur filan filanin, duani edhe ju, banorët e qiellit e duan, pas kësaj ky njeri është i pranuar në tokë!”

Hadithin e transmeton Muslimi

Nga: Hoxhë Hasan Baftijari