Altun: Falë diplomacisë së Presidentit Erdogan Turqia po forcohet dita ditës

Fahrettin Altun

Drejtori i Drejtorisë së Komunikimeve të Presidencës, Fahrettin Altun, deklaroi se falë diplomacisë së ndjekur nga Presidenti Recep Tayyip Erdogan, Turqia dhe institucionet e saj po forcohen dita ditës.

Fahrettin Altun i bëri një vlerësim marrëveshjeve të nënshkruara mes Turqisë dhe Algjerisë.

Altun në llogarinë e tij në rrjetet sociale tha se në praninë e Presidentit Erdogan dhe Presidentit algjerian Abdulmajid Tebbun në kryeqytetin Ankara u nënshkruan shumë marrëveshje në fushën e minierave, mjedisit, arsimit, kulturës dhe industrisë së mbrojtjes që do të forcojnë marrëdhëniet mes Turqisë dhe Algjerisë.

Duke u shprehur se një nga këto marrëveshje ka të bëjë me fushën e medias dhe komunikimit, Altun uroi që marrëveshjet të jenë të dobishme për të dy vendet.

“Përderisa e gjithë bota po përballet me kriza, këto marrëveshje të nënshkruara nga vendi ynë me vendet bashkëbiseduese janë falë lidershipit të suksesshëm të presidentit tonë, politikës së jashtme parimore dhe besimit që ka dhënë në marrëdhëniet dypalëshe me liderët e vendeve. Ashtu si vendi ynë edhe institucionet tona po forcohen dita ditës dhe kjo po i kthehet kombit tonë si vlerë e shtuar”, deklaroi Altun. /trt