Amerika do vaksinojë kundër Covid edhe fëmijët mbi 6 muajsh

Një panel i këshilltarëve të jashtëm të Qendrës për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) votoi unanimisht të shtunën për të rekomanduar vaksinat e COVID-19 për fëmijët mbi 6 muajsh, duke hequr një nga pengesat e fundit për zgjerimin e vaksinimit tek 20 milionë foshnje, fëmijë të kopshtit dhe parashkollorë.

Disa nga vaksinimet mund të nisin që këtë javë që vjen.

Rreth një e treta e prindërve thonë se planifikojnë ta vaksinojnë fëmijën e tyre të kësaj grupmoshe, sipas sondazhit të CDC, të publikuar këtë të shtunë.

FDA gjithashtu u mblodh dje për të shtuar vaksinën e Moderna-s si një alternativë të Pfizer për të vaksinuar fëmijët 6 deri në 17 vjeç, megjithëse CDC tha se vendimi për këtë pikë do të merret javën e ardhshme. /tiranapost