Anija e OJQ-së spanjolle shpëton mbi 100 emigrantë të parregullt në Mesdhe

“Open Arms”, organizata e shoqërisë civile (OJQ) me qendër në Spanjë, shpëtoi mbi 100 emigrantë nga anija që u përmbyt në Detin Mesdhe, transmeton Anadolu Agency (AA).

OJQ-ja spanjolle “Open Arms” në një postim nga llogaria e saj në Twitter njoftoi se anija Astral e institucionit, në orët e natës në pjesën e qendrore të Mesdheut ka ndihmuar një anije në të cilën ndodheshin mbi 100 persona.

Anija me emigrantë u përmbyt nga disbalanca për shkak të mbingarkesës që mund të marrë dhe se emigrantët që ranë në det janë shpëtuar me vështirësi në errësirën e natës.

Nga anija u lëshua thirrja për ndihmë ndaj vendeve të afërta si Malta, Tunizia dhe Italia, njoftoi “Open Arms”, duke theksuar se këto vende nuk kanë dhënë përgjigje për një kohë të gjatë ndaj ndihmës së kërkuar nga anija dhe se kjo është e “pakuptueshme” dhe e “papranueshme”.

Në një postim të dytë në orët e drekës nga “Open Arms” lidhur me operacionin e shpëtimit thuhet se në ndihmë ka ardhur një anije patrulluese e Rojës Bregdetare të Tunizisë, ku pas kësaj emigrantët janë hedhur në det duke refuzuar të hipin në anijen patrulluese të Rojës Bregdetare tuniziane dhe se ata u shpëtuan nga anija Astral.

“Open Arms” u bëri thirrje autoriteteve italiane të marrin përsipër koordinimin e operacionit të shpëtimit përpara se të përkeqësohen kushtet e motit.

Anija Astral e “Open Arms” edhe dje ndihmoi 110 emigrantë që u përpoqën të kalojnë Mesdheun.

– Problemi i migrimit të parregullt në Mesdhe

Rajoni i Mesdheut midis Italisë, Maltës dhe Libisë vitet e fundit është një prej destinacioneve që përdoret më shpesh në migracionin e parregullt për kalimin nga Afrika në Evropë.

Në ditët kur kushtet e detit dhe motit janë të mira, lëvizjet migruese në destinacionin e përmendur intensifikohen.

Emigrantët e parregullt që bëjnë thirrje për ndihmë në det, në vend të shteteve evropiane shpëtohen në përgjithësi nga organizatat joqeveritare me origjinë nga Evropa.

Vendi i parë në Evropë ku emigrantët e shpëtuar ose që mund të kalojnë Mesdheun shkelin është Malta ose ishulli Lampedusa i cili është pjesa më e afërt tokësore e Italisë me Afrikën e Veriut.

Në destinacionin në fjalë shpesh ndodhin tragjedi. Shënohen raste kur emigrantët humbin jetën për shkak të përmbytjes së anijes ose nga mungesa e ajrit për shkak të fluksit të turmës. /aa