Ballina Artikuj Apel i hoxhallarëve të Shqipërisë kundër gjenocidit në Gaza

Apel i hoxhallarëve të Shqipërisë kundër gjenocidit në Gaza

Me Emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshiruesit!

Ne, hoxhallarët e Shqipërisë, nënshkruesit e kësaj deklarate, të vetëdijshëm për përgjegjësinë që kemi ndaj Zotit, si dhe për barrën morale për të qenë në krah të së drejtës, ngremë zërin tonë përballë krimit të pashembullt që po ndodh përpara syve të gjithë botës: gjenocidi ndaj popullsisë martire të Gazës.

Edhe pse palestinezët kanë dekada që vuajnë nën represionin izraelit, që prej dy vitesh, fëmijë, gra, pleq dhe burra po vriten barbarisht dhe po lihen të vdesin urie, spitale e shkolla po shkatërrohen, xhami e kisha po rrënohen, ndërsa e gjithë bota vështron pa bërë pothuajse asgjë. Deri më sot janë vrarë, sipas shifrave zyrtare, mbi 62’000 njerëz, ndërkohë që burime të tjera të pavarura e ngrenë shifrën deri në 100’000 të vdekur dhe të humbur. Nga këta, mbi gjysma janë gra dhe fëmijë. Madje edhe sipas një raporti të vetë ushtrisë që ka kryer këto krime, rreth 83% e të vrarëve janë civilë. Ndërkohë, kriza e urisë, e shërbimit shëndetësor dhe e shërbimeve minimale të jetesës ka kaluar çdo imagjinatë të mundshme. Pothuajse e gjithë infrastruktura jetike e Gazës është e shkatërruar ose e dëmtuar rëndë. Janë vrarë me qindra gazetarë dhe vazhdojnë të vriten. Gaza është kthyer në një plojë gjaku njerëzore që, si asnjëherë tjetër në histori, vëzhgohet në kohë reale nga e gjithë bota, e cila thjesht bën sehir me tmerrin e pamjeve!

Çdo ditë që heshtet për këtë tragjedi është një plagë e re dhe një turp i rëndë në ndërgjegjen e njerëzimit.

Ne shpallim me zë të lartë se:

Ky është një krim historik, një gjenocid i hapur, një padrejtësi që nuk mund të justifikohet me asnjë argument politik, ushtarak apo fetar.

Kriminelët duhet të ndalen menjëherë, lufta të marrë fund, ndihmat humanitare të hyjnë lirshëm në të gjithë territorin, tokat e pushtuara të lirohen dhe kriminelët të dalin përpara drejtësisë.

Çdo gjak i derdhur është dëshmi që rëndon mbi vrasësit dhe mbi ata që i mbështesin.

Opinionit publik shqiptar, dhe më gjerë, i bëjmë thirrje të bashkohet me këtë qëndrim, e të mos qëndrojë indiferent, sepse heshtja sot është bashkëfajësi në krim.

Qeverive, institucioneve ndërkombëtare dhe organizatave humanitare u kërkojmë të marrin përgjegjësitë e tyre morale, politike dhe ligjore për të ndalur këtë masakër gjenocidale.

Ky apel është një thirrje humane dhe një detyrë njerëzore e fetare. Islami na mëson të qëndrojmë kundër padrejtësisë, të mbrojmë të pafajshmit dhe të ngremë zërin kur nëpërkëmbet dinjiteti dhe jeta e njeriut.

Historia do të gjykojë rëndë ata që heshtën, ata që u treguan indiferentë dhe ata që zgjodhën të mbyllin sytë para kësaj mynxyre. Ajo do të jetë dëshmi kundër çdo populli dhe kombi që nuk vendosi qoftë edhe një gur paqeje për të ndaluar këtë kasaphanë.

Duke qenë të vetëdijshëm për mundësitë dhe kapacitetet tona si shqiptarë, ne kërkojmë që drejtuesit tanë politikë dhe fetarë, dhe jo vetëm, të qëndrojnë në anën e duhur të historisë, që është ana e së drejtës, humanizmit dhe së vërtetës.

Gaza sot është kauza e njerëzimit, kauza e drejtësisë dhe e ndërgjegjes universale.

Ne, hoxhallarët e Shqipërisë e ngremë këtë apel me besimin se fjala e së vërtetës nuk shuhet kurrë, sepse Zoti i botëve është në anën e atyre që qëndrojnë për të drejtën.

Zoti është dëshmitar i fjalëve dhe qëndrimeve tona.

Emrat e miratuesve të këtij apeli:

1. Adil Cukali

2. Admirim Gega

3. Adriatik Çela

4. Afrim Smakaj

5. Agim Balla

6. Agim Reçaj

7. Agim Shehu

8. Agron Krriku

9. Ahmed Kalaja

10. Ahmed Pisha

11. Ahmed Xhafa

12. Ainaldo Mali

13. Alban Bullari

14. Alban Gorishti

15. Alban Kodra

16. Alban Puka

17. Albano Kaleci

18. Altin Beka

19. Altin Çullaj

20. Altin Kroji

21. Altin Plumbi

22. Altin Shehu

23. Andi Topi

24. Antonio Sheqi

25. Arben Pizga

26. Arben Shosha

27. Arbër Male

28. Arbër Peza

29. Ardit Hoxhllaku

30. Arjan Gazidede

31. Arjan Kutelli

32. Arjan Ymeraj

33. Arjol Gjuci

34. Arlent Kazani

35. Armand Çelislami

36. Armando Hoxha

37. Armando Osmani

38. Avni Lala

39. Avni Lloti

40. Avni Zeqiri

41. Bashkim Fejzo

42. Bashkim Selmani

43. Behar Ciku

44. Behar Kaçeli

45. Besim Dervishi

46. Besim Haka

47. Besnik Demrozi

48. Betim Lushi

49. Bilal Shkrepi

50. Bilal Teqja

51. Bledar Shehu

52. Bledar T. Haxhiu

53. Bledar Taku

54. Bledi Leka

55. Bujar Curri

56. Bujar Lala

57. Çlirim Shehu

58. Danel Mulla

59. Dashnor Karaboja

60. Daud Çaça

61. Denis Coka

62. Dëshir Sheshi

63. Diamant Muja

64. Dorian Balliu

65. Dritan Dorzi

66. Dritan Muho

67. Dritan Shaho

68. Durim Aliaj

69. Edmond Ajdini

70. Edmond Çifliku

71. Edmond Dema

72. Edmond Reçi

73. Eduart Baholli

74. Eduart Jaho

75. Eduart Sula

76. Eduart Shefkiu

77. Eduart Shtrezi

78. Edvin Ruka

79. Elios Dollani

80. Eljos Lamaj

81. Elton Harxhi

82. Elvis Mema

83. Emiljano Myrteza

84. Emiljano Rripi

85. Enes Mata

86. Enklid Pelari

87. Erald Allmeta

88. Erjon Hasmegaj

89. Ermir Saraçi

90. Ervin Juku

91. Ervin Murati

92. Ervin Qylafku

93. Ervis Begolli

94. Ervis Sulaj

95. Erzen Pashaj

96. Esat Xhakja

97. Fadil Bardhoshi

98. Fatjon Elezi

99. Fatjon Isufi

100. Fatmir Bajrami

101. Fatmir Idrizi

102. Fatmir Kepi

103. Fatmir Sulaj

104. Ferbent Dura

105. Ferid Piku

106. Fikret Shaptafa

107. Flamur Hoxha

108. Flamur Kanina

109. Florant Coka

110. Flori Kola

111. Florian Meçe

112. Gazmir Rrustaj

113. Genc Aga

114. Genc Plumbi

115. Genti Pollo

116. Gentian Faqoli

117. Gentian Nela

118. Gentian Rushiti

119. Gentjan Sala

120. Gëzim Lika

121. Gëzim Peraj

122. Gilman Kazazi

123. Gliserd Taku

124. Gramoz Jaho

125. Haki Hoxha

126. Halil Ajdini

127. Halil Gazidede

128. Halil Kanina

129. Hamza Lami

130. Hanmir Doka

131. Hasan Malja

132. Haxhi Gjediku

133. Idriz Çela

134. Ilir Allasufi

135. Ilir Allkja

136. Ilir Curri

137. Ilir Delibashi

138. Ilir Demiri

139. Ilir Haruni

140. Ilir Hoxha

141. Ilmi Proshka

142. Indrit Lita

143. Indrit Plangaj

144. Iqmet Bilali

145. Irfan Tota

146. Ismet Behluli

147. Ismet Dervishi

148. Jetnor Lika

149. Justinian Topulli

150. Kasem Hafizi

151. Kastriot Bardhi

152. Kastriot Dautllari

153. Kelmend Korra

154. Klement Binaj

155. Klement Vrapi

156. Klevis Vinjaku

157. Klodjan Mulita

158. Klodjan Zaimaj

159. Korab Kaja

160. Krenar Sadushi

161. Lavdim Llushi

162. Ledio Muka

163. Ledion Pupuleku

164. Lorenc Balliu

165. Lulzim Gashi

166. Lulzim Plloçi

167. Lutfi Nasufi

168. Mahmut Xhembulla

169. Marken Dobroniku

170. Medi Bardhi

171. Mensur Rapaj

172. Merxhan Shehu

173. Mevlad Çollaku

174. Mexhit Rexha

175. Mirald Cake

176. Mirel Haskoja

177. Mirel Mazelli

178. Mitat Daja

179. Mitat Kacollja

180. Mufit Shehu

181. Muhamed Estrefi

182. Muhamed Zaimi

183. Muharrem Çela

184. Muharrem Gjoka

185. Munir Salkurti

186. Murat Basha

187. Naim Babasi

188. Naim Drijaj

189. Namik Murto

190. Nasuf Hoxha

191. Nazmi Kurti

192. Neki Kaloshi

193. Olsi Aluku

194. Omer Garunja

195. Pëllumb Bajrami

196. Platon Llana

197. Qemal Shehi

198. Redian Spahiu

199. Renard Sadikllari

200. Renato Numanaj

201. Resul Çela

202. Rexhep Doka

203. Rexhep Gajta

204. Rexhep Milaqi

205. Rifat Bajrami

206. Roland Hoxha

207. Sabahudin Jashari

208. Sadri Ujkaj

209. Saimir Alushi

210. Saimir Ismaili

211. Saimir Kokiçi

212. Sajmir Kola

213. Sajmir Rusheku

214. Sami Jusufi

215. Seit Zekaj

216. Sejdin Strazimiri

217. Selami Deliu

218. Setki Vranezi

219. Silvan Mehmetaj

220. Sokol Kondakçiu

221. Shaqir Shahu

222. Shejdi Shehu

223. Shemsi Gërdeci

224. Shkëlqim Hasula

225. Shkëlqim Heta

226. Shkëlqim Sykaj

227. Shkëlqim Shabanaj

228. Shpëtim Daku

229. Tahir Shaba

230. Tahir Zenelhasani

231. Tasim Darsi

232. Tomor Boriçi

233. Urim Rexhepi

234. Uthman Agolli

235. Vebi Cami

236. Vendim Plaku

237. Vladimir Kera

238. Xheladin Sala

239. Xhemis Stafa

240. Xhevahir Bala

241. Xhevahir Çelislami

242. Xhevahir Jata

243. Xhino Isak

244. Ylber Drizi

245. Ylber Kotarja

246. Ylber Tafa

247. Zenel Dervishi

248. Korab Shehu

249. Mustafa Brahja

_____

Shënim:

Çdokush prej hoxhallarëve, që dëshiron të shtojë emrin e tij, lista është e hapur dhe mund ta ripostojë duke shtuar emrin e tij.