Ministria e Punëve të Jashtme e Arabisë Saudite ka akuzuar Iranin për sulm ndaj një cisterne saudite që po kalonte nëpër Ngushticën e Hormuzit.
Në një deklaratë, ministria dënoi ashpër incidentin dhe i bëri thirrje Teheranit që të ndalojë menjëherë “praktikat që kërcënojnë lundrimin ndërkombëtar detar dhe furnizimin global me energji”.
Autoritetet saudite e cilësuan sulmin si një kërcënim serioz për sigurinë e rrugëve detare ndërkombëtare dhe stabilitetin e tregjeve globale të energjisë. /mesazhi




