Arabia Saudite dërgon avionin e 17-të me ndihma për të prekurit nga tërmeti në Turqi dhe Siri

Arabia Saudite njoftoi se ka dërguar avionin e 17-të të ndihmës për të prekurit nga tërmeti në Turqi dhe Siri i cili ndodhi me qendër Kahramanmaraş më 6 shkurt, transmeton Anadolu.

Në lajmin e agjencisë së lajmeve SPA të Arabisë Saudite, thuhet se në kuadër të udhëzimeve të Mbretit bin Abdulaziz dhe Princit të Kurorës, Mohammed bin Salman në aeroportin e qytetit Gaziantep është ulur avioni i 17-të që transporton 90 tonë produkte të ndihmës mjekësore.

Në këtë mënyrë deri më tani nga Arabia Saudite është dërguar avioni i 17-të që transporton ndihma për Turqinë. Rikujtohet se avioni i 16-të me ndihma i dërguar nga Arabia Saudite mbërriti në qytetin Gaziantep më 14 mars.

Gjysmëhëna e Kuqe e Katarit, disa ditë më parë njoftoi se do të ndërtojë në Istanbul një kompleks të emërtuar “Qyteti i Jetës” për strehimin e fëmijëve të mbetur jetimë nga tërmeti dhe për të përballuar nevojat e tyre bazë.

Krahas strehimit, në kompleks planifikohet që për fëmijët të sigurohen shërbime shëndetësore, aktivitete arsimore si dhe mbështetje psikologjike.