Arabia Saudite emëroi gra në pozita të larta në dy Xhamitë e Shenjta

Arabia Saudite ka emëruar dy gra në pozicione të larta në administratën që mbikëqyr dy Xhamitë e Shenjta për muslimanët, transmeton Anadolu Agency (AA).

Al-Anoud Al-Aboud dhe Fatima Al-Rashoud u emëruan si asistente të Presidentit të Presidencës së Përgjithshme për Çështjet e Dy Xhamive të Shenjta, Shejh Abdulrahman Al-Sudais, bëri të ditur portali Arab News.

Të dy gratë kanë diploma doktorature.

Gra të tjera u emëruan në nivele të larta për të mbikëqyrur departamente të ndryshme në presidencë, përfshirë Kamelia Al-Daadi si ndihmëse nënsekretare për çështjet administrative dhe të shërbimit të grave.

Vitet e fundit, Arabia Saudite miratoi politika për të fuqizuar gratë dhe për t’i lejuar ato të arrijnë pozita të larta në institucionet publike.

Sipas Institucionit Brookings, fuqia punëtore e grave në vendin e pasur me naftë është rritur ndjeshëm vitet e fundit, duke arritur në 33 për qind në vitin 2020, krahasuar me 20 për qind në vitin 2018. /aa