Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Armëpushimi që s’i mbijeton dot oreksit animal të Bibit për shkatërrim

Armëpushimi që s’i mbijeton dot oreksit animal të Bibit për shkatërrim

Netanyahu mund të duket sikur po e drejton shfaqjen, por në fund është Trump ai që mban letrat…

Një çerek shekulli më parë, Benjamin Netanyahu u filmua duke u mburrur privatisht se si kishte përdorur dredhitë politike për të penguar dëshirën e Bill Clinton për marrëveshjet e Oslos. “Unë e di se çfarë është Amerika!”- thoshte ai.

“Amerika është diçka që mund të manipulohet lehtësisht”. Kjo kredo ka udhëhequr marrëdhëniet e liderit izraelit me aleatin e tij më të ngushtë gjatë gjithë karrierës së tij.

Sipas raportimeve të Neë York Times, kur Netanyahu vizitoi Shtëpinë e Bardhë më 11 shkurt, ai këmbënguli për sulmin ndaj Iranit.

Ai i shiti presidentit Trump një vizion optimist: regjimi iranian ishte gati për ndryshim, programi i raketave do të shkatërrohej shpejt dhe rreziku i hakmarrjes ishte minimal.

Edhe pse zyrtarë si John Ratcliffe dhe Marco Rubio i konsideruan këto argumente si “farsë” dhe “budallallëqe”, ato bindën njeriun që kishte rëndësi: Donald Trump.

Dështimi i ngjarjeve të mëvonshme për të përmbushur parashikimet e Netanyahut nënvizon arrogancën e tij. Sot, kjo shfaqet në vendosmërinë për të zgjatur luftën në Liban kundër Hezbollahut.

Është e vështirë të mendosh për një aleat tjetër që do të rrezikonte sabotimin e një armëpushimi duke goditur 100 objektiva në zona të populluara pa paralajmërim, siç ndodhi këtë të mërkurë.

Vitin e kaluar, kur Izraeli sulmoi Iranin pas një armëpushimi, Trump reagoi ashpër në Tëitter: “ISRAEL. MOS I HIDH ATO BOMBA… KTHEJI PILOTËT NË SHTËPI, TANI!” Atëherë, kjo funksionoi.

Këtë herë, Trump thjesht ka kërkuar “reduktimin” e sulmeve, ndërsa Netanyahu vazhdon bombardimet në Liban me pretekstin e shkëmbimit të zjarrit me Hezbollahun.

Mbetet e paqartë nëse konfuzioni mbi përfshirjen e Libanit në armëpushim vjen nga gënjeshtrat e Trump apo paaftësia e negociatorëve të tij.

Megjithatë, konflikti në Liban mund të bllokojë bisedimet e planifikuara në Islamabad. Duket se ky është edhe qëllimi i Netanyahut, i cili e sheh vazhdimin e luftës si thelbësore për mbijetesën e tij politike, ndërsa përballet me kritika të brendshme.

Pyetja urgjente është nëse Trump do të guxojë t’i kundërvihet nënshtrimit ndaj kërkesave izraelite, siç bënë dikur Eisenhoëer, Bush apo Obama. Ai ka fuqinë të ndalojë financimin miliarda dollarësh dhe armatimin, veçanërisht kur Izraeli vepron kundër interesave globale të SHBA-së.

Edhe pse shenjat nuk janë të mira, pasi kjo kërkon që Trump të sillet logjikisht, mbetet ede një shans që ai të humbasë durimin. Siç tha gjenerali Caine: “Izraelitët e dinë se kanë nevojë për ne”.

Netanyahu mund të duket sikur po e drejton shfaqjen, por në fund të fundit është Trump ai që mban letrat dhe nëse do të vendosë t’i luajë ato. /tesheshi