Arrestohen tri gra ne Paris, dyshohej se planifikonin sulme

Tri gra jane arrestuar ne Paris te enjten mbrema, pasi policia dyshoi se ato po planifikonin sulm ne Gare de Lyon, ben te ditur nje zyrtar policor.

Grate e moshave 19, 23 dhe 39 u arrestuan ne perfier te Parisit, pasi dyshohej se kishin lidhje me nje veture te mbushur me cilindra gazi, e qe sipas policise ishte e destinuar per sulm terrorist.

Ministri i brendshem francez Bernard Cazeneuve tha se grate ishin te “radikalizuara dhe fanatike” dhe se per kapjen e tyre ishte angazhuar nje ekip i tere.

Gare de Lyon eshte nje nga stacionet kryesore te trenit ne Paris, dhe eshte me i ngarkuari ne qytet. /MESAZHI/