Arrestohet në Francë një i dyshuar për përfshirje në vrasjen e gazetarit Jamal Khashoggi

Khaled Aedh Al-Otaibi

Një burrë saudit i dyshuar për përfshirje në vrasjen e gazetarit Jamal Khashoggi është arrestuar në Francë, thonë raportet.

Sipas BBC, përcjell Telegrafi, Khaled Aedh Al-Otaibi u arrestua të martën në aeroportin Charles-de-Gauelle.

Ai është një nga 26 sauditët e kërkuar nga Turqia për vrasjen e gazetarit.

Khashoggi, një kritik i shquar i qeverisë në Riad, u vra në konsullatën saudite në Stamboll në tetor të vitit 2018.

Arabia Saudite tha se ish-gazetari i Washington Post ishte vrarë në një “operacion mashtrues” nga një ekip agjentësh të dërguar për ta bindur atë të kthehej në mbretëri.

Por zyrtarët turq thanë se agjentët vepruan me urdhra nga nivelet më të larta të qeverisë saudite. /telegrafi