Në kuadër të një hetimi antiterror të Prokurorisë së Diyarbakır-it është arrestuar sot në mbrëmje Bashkëkryetari i HDP-s, Selahattin Demirtaş, si dhe Bashkëkryetarja e Partisë HDP, Figen Yüksekdağ, raporton Anadolu Agency (AA).
Sipas informacioneve të marra Yüksekdağ është arrestuar nga ekipet e policisë së Ankarasë në shtëpinë e saj në këtë qytet. Ajo është dërguar në drejtorinë e antiterrorit.
Demirtaş dhe Yüksekdağ kishin deklaruar se nuk do të shkonin në prokurori me dëshirë
Bashkëkryetari i HDP-së Selahattin Demirtaş dhe Bashkëkryetarja Figen Yüksekdağ të cilët janë arrestuar nga policia në kuadër të një hetimi antiterror, kishin deklaruar në muajin qershor se nuk do të paraqiteshin në prokurori me dëshirën e tyre.