Asgjë nuk do të na ndalojë thotë ministri izraelit i luftës

Ministri izraelit i kabinetit të luftës, Benny Gantz, ka deklaruar se dallimet politike po lihen mënjanë ndërsa Izraeli përshkallëzon operacionet e tij ushtarake në Gaza.

Gantz pohoi se Izraeli është i përkushtuar për të vazhduar operacionin e tij tokësor në rajon, duke thënë “asgjë nuk do të na ndalojë”.

Ai përmendi gjithashtu përpjekjet e vazhdueshme për lirimin e të gjithë robërve të mbetur në Gaza, përfshirë ushtarët. /mesazhi