Ballina Artikuj Atë ditë, disa fytyra do të shkëlqejnë dhe Zotin e tyre do...

Atë ditë, disa fytyra do të shkëlqejnë dhe Zotin e tyre do të shohin

Dr. Ed´hem Sherkaui

Mirësia më e bukur e Xhenetit nuk është tek hyritë e tij,

edhe pse kjo është diçka e bukur!

E as në lumenjtë e tij,

edhe pse kjo është  diçka e mrekullueshme!

Por është në shikimin e fytyrës së Allahut të Madhëruar!

Kur banorët e Xhenetit do të futen në Xhenet Allahu do t’ju thotë atyre: A dëshironi diçka që unë t’jua shtoj?

Ata do të thonë: A nuk na fute në Xhenet, a nuk na i zbardhe fytyrat tona, a nuk na shpëtove nga Zjarri?!

E Allahu e largon perden nga fytyra e tij fisnike e atyre nuk u është dhënë diçka më e dashur se shikimi  në fytyrën e Allahu të Madhëruar!

Autor: Ed’hem Sherkavi

Përktheu: Mevlad Çollaku