Australi, 12 vite burg mësuesit për ngacmim seksual të nxënësve

Ish-mësuesi Stephen John Hamra u dënua me 12 vite burg për ngacmim seksual të dy vëllezërve në një shkollë në Adelaide të Australisë, raporton Anadolu Agency (AA).

Hamra, fëmijëve u ka ligjëruar në periudhën 1977-1982, ndërkaq u arrestua dy vite para se të dilte para gjykatësit.

Gjykatësi Paul Rice theksoi se familja e djaloshit kishte kërkuar që mësuesi Hamra t’i ndihmonte në disa lëndë.

“Familja u besoi ndërsa ju sakrifikuat këta dy fëmijë, që ishte një tradhti e madhe ndaj besimit që ju dha kjo familje”, theksoi Rice.

Hamra (63) u dënua me 12 vite burg për ngacmimet seksuale gjatë periudhës 5 vjeçare.