Austri, fillon kufizimi 20 ditorë për daljen në rrugë

Për shkak të rritjes serioze të numrin të rasteve me COVID-19 në Austri hyri në zbatim kufizimi i daljes në rrugë i cili do të jetë i vlefshëm për 20 ditë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në vendin ku numri i rasteve ditore tejkalon 15 mijë, për të vendosur nën kontroll valën e katërt dhe për të mbrojtur sistemin shëndetësor, qeveria mori vendimin për zbatimin e kufizimit të daljes në rrugë për të gjithë.

Për shkak të kufizimit të daljes në rrugë që do të zbatohet gjithë ditën, do të jenë të mbyllura bizneset, qendrat tregtare, restorantet dhe hotelet me përjashtim të farmacive ose dyqaneve për nevoja të domosdoshme.

Në kuadër të këtij kufizimi që zbatohet për të gjithë pa dallim të vaksinuar apo jo, bëhet e ditur se nuk lejohet dalja përveç situatave të caktuara, ndërkohë që arsimi do të vazhdojë si në distancë ashtu edhe ballë për ballë.

Gjatë periudhës së mbylljes punonjësit shtetërorë do të punojnë nga shtëpia ndërsa për sektorin privat rekomandohet që çdo biznes të kalojë në rregullin për të punuar nga shtëpia.

Gjobë me 1.450 euro

Ata që nuk do të zbatojnë vendimet e marra do të gjobiten deri në 1.450 euro.

Në 24 orët e fundit në Austri janë shënuar 13.806 raste të reja dhe numri i rasteve ka arritur në 1.070.419. Ndërkohë me 27 vdekje numri i viktimave ka arritur në 12.042.

Ky vendim për mbyllje ka shkaktuar reagime serioze në vend, ku ditën e shtunë u mbajt një protestë me pjesëmarrjen e rreth 50 mijë njerëzve.

Kancelari austriak, Alexander Schallenberg, në një deklaratë të premten njoftoi se në vendin ku është efektiv vala e katërt nuk ka arritur në nivelin e dëshiruar numri i personave të vaksinuar dhe se për këtë arsye do të zbatohet ndalesa për daljen në rrugë për një periudhë 20 ditore.

Ai potencoi se nga 1 shkurti 2022 mund të zbatohet vaksinimi i detyrueshëm. /aa