Autori i lajmeve të rreme që i ndihmuan Trumpit të fitoj zgjedhjet, është gjetur i vdekur

Autori i lajmeve të rreme Paul Horner 38-vjeç, i cili ishte bërë “i njohur” me deklaratën që kishte ndihmuar Donald Trumpin të fitojë zgjedhjet presidenciale, është gjetur i vdekur në apartamentin e nënës së tij në Phoenix të SHBA-ve, shkruan Guardian.

Sipas zëdhënësit të policisë në Mariopa, Mark Casey, Horner është gjetur i vdekur në shtratin e tij më 18 tetor, si dhe kanë gjetur dëshmi që qojnë “në teorinë se ai padashje kishte konsumuar sasi të madhe të drogës”, transmeton Telegrafi.

Lajmet e Horonerit që shpesh janë bërë virale në rrjetet sociale, gjatë një interviste dhënë gjatë vitit të kaluar për “Washington Post”, ka deklaruar se simpatizantët e Trumpit pa ndonjë problem i kanë besuar lajmeve të tij të rreme.

Ai gjithashtu kishte deklaruar se ndihet keq që kishte ndihmuar Trumpin gjatë fushatës me lajme të rreme.

Lajmet e rreme kishin për cak Barack Obamën, Hillary Clintonin si dhe shumë politikanë tjerë. /Telegrafi/