Azerbajxhani refuzon pjesëmarrjen në takimin në Spanjë pasi refuzohet pjesëmarrja e Turqisë

Azerbajxhani ka vendosur që të mos marrë pjesë në takimin që do të mbahej në Spanjë midis Armenisë, Bashkimit Evropian (BE), Francës dhe Gjermanisë për arsye se nuk është pranuar kushti i tyre për pjesëmarrje edhe të Turqisë, raporton Anadolu.

Sipas informacionit të siguruar nga burimet diplomatike të Azerbajxhanit, administrata e Bakut propozoi që edhe Turqia të marrë pjesë në takimin me pjesëmarrjen e Armenisë, BE-së, Francës dhe Gjermanisë, si dhe këmbënguli për këtë.

Por propozimi nuk u pranua me përpjekjet e veçanta të Francës dhe Gjermanisë.

Zyrtarët azerbajxhanas kanë theksuar se në takimin pesë-palësh, ku agjenda kryesore do të ishte bisedimet e paqes mes Armenisë dhe Azerbajxhanit, është krijuar një atmosferë anti-Azerbajxhan.

Gjithashtu zyrtarët theksuan se Azerbajxhani nuk ndjen nevojën për pjesëmarrje në negociata të këtij formati për arsye të fjalëve pro-armene të ministrit francez të Mbrojtjes, Sebastien Lecornu, vizita e kryediplomates franceze Catherine Colonna në Armeni, si dhe deklaratat e saj për bashkëpunim ushtarak, furnizim me armë dhe municion, si dhe fjalët e djeshme të kreut të Këshillit të BE-së, Charles Michel, që fajësojnë Azerbajxhanin.

“Për këto arsye, Azerbajxhani refuzoi takimin pesë-palësh dhe presidenti Ilham Aliyev hoqi dorë nga shkuarja në Granada”, thanë zyrtarët.

Zyrtarët më tej theksuan se Baku nuk e sheh nevojën për të diskutuar problemet e rajonit me vendet larg rajonit, ndërsa beson se çështja e marrëdhënieve me Armeninë mund të diskutohet dhe zgjidhet brenda kornizës rajonale, duke shtuar se Azerbajxhani mund të marrë pjesë në takim nëse formati i mëparshëm trepalësh BE-Azerbajxhan-Armeni ringjallet.

Zyrtarët gjithashtu theksuan se Azerbajxhani nuk do të marrë pjesë në asnjë format që do të marrë pjesë Franca.

Komunitetit Politik Evropian do të mblidhet më 5 tetor në Granada nën mikpritjen e Spanjës.