Baba është si jeta… – Meditime (14)

Lexova sot, një fjalë të urtë, që thoshte: “Baba është si jeta (e kësaj bote); nuk përsëritet dy herë!”.

Pasi të vdes baba, nuk ka më vlerë as shfletimi i fotografive, as numërimi i kujtimeve, as dëgjimi i copëzave të videoregjistrimeve, as..! Ato thjeshtë ruajnë të pashuar dritën e memories, qetësojnë hatrin e bëhen ngushëllues a përkujtues besnikë e të heshtur…

Përtej nxitjes dhe udhëzimit islam për të bërë vepra të mira për shpirtin e tij, qoftë lexim Kurani, salavate për të Dërguarin, lutje pas namazeve, por jo vetëm, sadeka rrjedhëse, vepër sociale, përhapje e dijes, etj., ajo që vlen mbi të gjitha është respektimi i babës e nanës, sa janë gjallë!

Mos ia mbyllni vetes derën e xhenetit, sa i keni prindët gjallë, se pas vdekjes së tyre nuk do ju bëjnë dobi as lotët e tanë botës, deri në kiamet!

Imam Muhamed Bardhyl Sytari