Bagdadi dhe Washingtoni dakord të reduktojnë gradualisht këshilltarët e koalicionit të udhëhequr nga SHBA-ja në Irak

Qeveria irakiane tha sot se ka rënë dakord me SHBA-në për një afat kohor për të reduktuar numrin e këshilltarëve ushtarakë të koalicionit kundër grupit terrorist DEASH në territorin irakian, transmeton Anadolu.

Ministria e Jashtme njoftoi në një deklaratë, të cituar nga agjencia zyrtare irakiane e lajmeve, INA, suksesin e negociatave që po zhvillohen që nga gushti, ku palët kanë rënë dakord për një afat kohor të qartë që specifikon kohëzgjatjen e pranisë së këshilltarëve të koalicionit.

Në deklaratë theksohet se të dyja palët ranë dakord “të fillojnë reduktimin e qëllimshëm gradual të këshilltarëve në tokën irakiane dhe t’i japin fund misionit ushtarak të koalicionit kundër DEASH-it.

Njoftimi vjen mes thirrjeve të përsëritura nga autoritetet irakiane që SHBA-ja të tërheqë trupat pas sulmeve brenda Irakut kundër grupeve të mbështetura nga Irani të akuzuar për sulmimin e personelit amerikan.