Bangladesh, lind foshnja e parë Rohingya në spitalin fushor të Turqisë

Foshnja e parë Rohingya erdhi në jetë në spitalin fushor që Ministria e Shëndetësisë e Turqisë e ka ndërtuar për muslimanët e Arakanit të cilët kanë braktisur vendin e tyre për shkak të persekutimit kanë kaluar në Bangladesh duke u strehuar në rajonin Cox's Bazar. Amane Begum, e cila u strehua në Bangladesh pasi u arratis nga persekutimi i ushtrisë dhe nacionalistëve budistë në Arakan, shkoi në spital për lindje në mbrëmjen e 19 shkurtit. ( AA - Anadolu Agency )

ANKARA (AA) – Foshnja e parë Rohingya erdhi në jetë në spitalin fushor që Ministria e Shëndetësisë e Turqisë e ka ndërtuar për muslimanët e Arakanit të cilët kanë braktisur vendin e tyre për shkak të persekutimit kanë kaluar në Bangladesh duke u strehuar në rajonin Cox’s Bazar, raporton Anadolu Agency (AA).

Amane Begum, e cila u strehua në Bangladesh pasi u arratis nga persekutimi i ushtrisë dhe nacionalistëve budistë në Arakan, shkoi në spital për lindje në mbrëmjen e 19 shkurtit.

Nëna Begum rreth orës 01:00 solli në botë një fëmijë mashkull me peshë 2,9 kilogramë dhe gjatësi 48 centimetra.

Foshnja i ermëuar Muhammed Alperen dhe nëna dolën nga spitali pasi u mbajtën për një kohë nën kontroll.

Foshnja Muhammed është fëmija i parë që ka lindur në spitalin i cili koordinohet nga Drejtoria e Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave (AFAD) nën kujdesin e Ministrisë së Shëndetësisë të Turqisë.

Ambasada e Turqisë në Daka nga llogaria e saj në Twiter ka publikuar fotografitë e fëmijës duke shkruar: “Foshnja e parë Rohingya që erdhi në botë në spitalin tonë fushor në rajonin Cox’s Bazar është emëruar Muhammed Alperen. Shprehim urimet për stafin tonë të palodhshëm shëndetësor dhe familjen e foshnjës Mohammed Alperen”.

“Ky spital është derë e shpresës”

Muslimanët e Arakanit largohen në Bangladesh për të shpëtuar jetën e tyre duke kaluar nëpër rrugë të vështira dhe janë të detyruar të jetojnë në kampe me kushte shumë të vështira fizike.

Higjiena dhe mungesa e ushqimeve në kampe përbën problem serioz shëndetësor kryesisht për gratë me barrë, fëmijët e vegjël dhe të moshuarit.