Banka Qendrore e Turqisë uli normat e interesit në 15 për qind

Banka Qendrore e Turqisë ka ulur normën e interesit për huatë njëjavore për 100 pikë bazë, nga 16 për qind në 15 për qind, në përputhje me pritjet e tregut, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në mbledhjen e 11-të të sivjetme të Komitetit të Politikës Monetare, banka vlerësoi se rritja e fundit e inflacionit është nxitur nga faktorë të ofertës si rritja e çmimeve të ushqimeve dhe importeve, veçanërisht në kufizimet e energjisë.

Gjatë miratimit të vendimit, komiteti “shqyrtoi analizat për të zbërthyer ndikimin e faktorëve të kërkesës tek të cilat mund të ketë ndikim politika monetare, zhvillimet bazë të inflacionit dhe goditjet e ofertës (supply shocks)”.

Nga banka njoftuan se do të marrin në konsideratë përfundimin e shfrytëzimit të hapësirës së kufizuar nga këta faktorë në muajin dhjetor.

Me uljen e fundit, autoriteti monetar ka ulur normën bazë të interesit për 400 pikë bazë që nga muaji shtator.

Turqia regjistroi rritje vjetore të çmimeve të konsumit prej 19,89 për qind në muajin tetor, ndërsa Banka Qendrore rriti parashikimin e inflacionit vjetor për vitin 2021 në 18,4 për qind, nga 14,1 për qind sa ishte në raportin paraprak.

Duke folur para grupit parlamentar të AK Partisë të mërkurën, presidenti turk Recep Tayyip Erdoğan ritheksoi kundërshtimin e tij të kahershëm për norma më të larta të interesit, duke u shprehur: “Ne do të heqin barrën e normës së interesit nga kurrizi i popullit tonë”. /aa