Disa banorë të cilët janë në izolim në Shanghai kanë thënë se janë në përfundim të rezervave ushqimore, derisa vendi është në izolim për shkak të shpërthimit të COVID-19.
Banorët janë të mbyllur në shtëpitë e tyre, të ndaluar për t’u larguar edhe për shërbime esenciale, shkruan BBC.
Afër 20 mijë raste janë raportuar të enjten në qytetin më të madh të Kinës.
Zyrtarët kanë pranuar se qyteti është duke u ballafaquar me vështirësi, por ata janë duke u munduar t’ia dalin.
Por zemërimi publik është duke u rritur për shkak të masave të reja drastike, të cilat po i ndajnë fëmijët nga prindërit për shkak të infektimeve.
Zyrtarët e Shanghait më vonë u janë përgjigjur këtyre shqetësimeve, duke i lënë fëmijët dhe prindërit e infektuar të qëndrojnë bashkë në qendrat e izolimit. /koha
Shanghai is on lockdown my neighbour took these shots from his drone. A city of 25+ million people. So eerie and empty. #shanghai #xuhui pic.twitter.com/1XsVV4z4wM
— Lala Sanders (@Iknowstuff07) April 2, 2022



