Dy vjet pas vrasjes së vajzës pesëvjeçare palestineze Hind Rajab nga forcat izraelite në Gaza, qyteti i Barcelonës ka organizuar një aktivitet përkujtimor në nder të saj. Hind Rajab u vra së bashku me gjashtë anëtarë të familjes së saj, pavarësisht se kishin ndjekur urdhrat për evakuim.
Në qendër të Barcelonës u shpalos një portret gjigant i saj, 55 metra i gjatë. Organizatorët theksuan se vepra nuk ishte thjesht një memorial, por një thirrje për llogaridhënie dhe drejtësi për të gjithë fëmijët palestinezë të vrarë në Gaza.
Aktiviteti mblodhi qytetarë, aktivistë dhe përfaqësues të shoqërisë civile, të cilët kërkuan ndaljen e dhunës dhe mbrojtjen e civilëve, veçanërisht të fëmijëve, në konfliktet e armatosura. Homazhi shërbeu si simbol solidariteti dhe kujtese për viktimat më të pafajshme të luftës. /mesazhi




