Bayraktar: Kemi përshpejtuar projektin tonë për avionin luftarak kombëtar pa pilot

Selçuk Bayraktar

Turqi: Drejtori teknik i kompanisë Baykar, Selçuk Bayraktar, ka deklaruar se me formësimin e platformës AKINCI, kohët e fundit kanë përshpejtuar edhe projektin për avionin luftarak kombëtar pa pilot, transmeton Anadolu Agency (AA).

Bayraktar nga llogaria e tij në Instagram bëri një deklaratë me video lidhur me heqjen e Turqisë nga programi F-35 nga SHBA-ja, ku ai theksoi se mosdhënia e avionëve F-35 mund të jetë e dobishme për industrinë e mbrojtjes kombëtare në të ardhmen edhe pse sot ajo mund të vërehet si një dizavantazh.

“Sepse një sistem i tillë, i cili menaxhohet nga kompjuter digjital me softuer (program) të cilin do ta sigurojmë nga jashtë dhe për të cilin nuk kemi njohuri të plota dhe që është një kompjuter dhe softuer i misionit të huaj që vendos se çfarë do të bëjë këmbëza që tërhiqet nga piloti, mund të na vendosë përballë kufizimeve serioze në aspektin e përdorimit të pavarur. Krahas kësaj, po flasim për një projekt prej dhjetëra miliarda dollarësh gjatë viteve kur mendohen kostot e furnizimit, menaxhimit dhe të mirëmbajtjes. Po, duke filluar që nga sot do të na duhet ndoshta 15-20 vite për të zhvilluar një avion me atë kapacitet. Por në çdo rrethanë, kostot e furnizimit, menaxhimit dhe mirëmbajtjes të platformës kombëtare që do të zhvillohet do të jenë më pak se F-35”, tha Bayraktar.

Ai tha se edhe mjeti ajror që do të zhvillojnë pas 15-20 viteve mund të lërë prapa një brez prej mjeteve ajrore të zhvilluara deri në atë periudhë. “Në vend të kësaj punimet tona drejt vendit ku shkon bota, me avionë luftarakë pa pilot me kosto të ulët e të pajisur me inteligjencë artificiale, përdorimin e këtyre sistemeve në tufë, autonomia e përparuar dhe përdorimi i zgjuar i këtyre sistemeve të cilat do të jenë fuqia që ndryshon lojën e së ardhmes, mund të na rendisë në mesin e vendeve lider të botës në këtë fushë ashtu sikurse në platformat e mjeteve ajrore pa pilot S/İHA”, theksoi Bayraktar.

Prototipi i parë i avionit luftarak kombëtar pa pilot do të jetë në fluturim në 2023

Duke dhënë detaje lidhur me punimet e zhvilluara nga kompania Baykar, Bayraktar theksoi si kompani Baykar bashkë me formësimin e platformës AKINCI projektin që kanë zhvilluar 4-5 vitet e fundit, ne kohët e fundit kanë përshpejtuar edhe projektin për avionin luftarak kombëtar pa pilot.

“Objektivi ynë është që në vitin 2023 të realizojmë fluturimin e parë të prototipit të platformës tonë. Këshilla ime për të rinjtë dhe sipërmarrësit e rinj që duan të punojnë në këtë fushë është që të drejtohen kryesisht në fushat që janë teknologjitë më kritike të platformave pa pilot. Për garat e të ardhmes ne duhet të përgatitemi që nga sot dhe duhet të shikojmë që të bëhemi liderë në vendin ku shkon bota”, tha Bayraktar. /aa