BE bën thirrje për bisedime mes luftimeve të përsëritura midis Armenisë dhe Azerbajxhanit

Bashkimi Evropian i ka bërë thirrje Armenisë dhe Azerbajxhanit të tregojnë përmbajtje dhe të rifillojnë negociatat mes përsëritjes së luftimeve në kufirin midis dy vendeve, transmeton Anadolu Agency (AA).

“BE-ja është thellësisht e shqetësuar për dhunën e fundit përgjatë kufirit Armeni-Azerbajxhan, e cila fatkeqësisht ka shkaktuar humbje jetësh”, tha zëdhënësi i BE-së, Peter Stano.

Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel, që kryeson samitet e liderëve të BE-së, në biseda të ndara telefonike përsëriti të njëjtin mesazh për presidentin e Azerbajxhanit, Ilham Aliyev dhe kryeministrin armen, Nikol Pashinyan.

Ministria e Mbrojtjes e Azerbajxhanit njoftoi se dje të paktën 7 ushtarë të Azerbajxhanit u “martirizuan gjatë operacioneve ushtarake” në kufirin armen. Baku akuzoi forcat armene për “provokime në shkallë të gjerë” kundër postblloqeve të ushtrisë së tyre në rajonet kufitare Kalbajar dhe Lachin. Si përgjigje, ushtria e Azerbajxhanit filloi një operacion emergjent.

Presidenti rus, Vladimir Putin për tensionet kufitare dje diskutoi me kryeministrin armen.

Marrëdhëniet midis dy ish-republikave sovjetike, Armenisë dhe Azerbajxhanit, kanë qenë të tensionuara që nga viti 1991 kur ushtria armene pushtoi Karabakun, një territor i njohur ndërkombëtarisht si pjesë e Azerbajxhanit.

Gjatë konfliktit 44-ditorë që filloi në fund të shtatorit të vitit të kaluar, Azerbajxhani çliroi disa qytete si dhe 300 vendbanime dhe fshatra që ishin pushtuar ilegalisht nga Armenia për pothuajse 30 vite.