BE dhe Britania hetojnë “Facebook”-un për shkak të konkurrencës së reklamave të klasifikuara

Rregullatorët e Bashkimit Evropian dhe Britanisë së Madhe të premten hapën hetime të dyfishta të antitrustit ndaj Facebook-ut për të parë nëse kompania rrezikon konkurrencën në tregun e klasifikuar të reklamave duke përdorur të dhëna që mbledh nga shërbimet rivale, transmeton Anadolu Agency (AA).

Komisioni ekzekutiv i BE-së tha se po shqyrton nëse mënyra se si Facebook vendos shërbimin e vet të klasifikuar të reklamave, Marketplace, në rrjetin social dhe i jep asaj avantazh në arritjen e klientëve, në kundërshtim me rregullat e konkurrencës së BE-së.

Mbikëqyrësi i konkurrencës i Britanisë së Madhe në një njoftim të njëkohshëm tha se edhe ata kanë nisur hetimet e tyre për të shqyrtuar nëse mbledhja dhe përdorimi i të dhënave të Facebook i ka siguruar asaj një avantazh të padrejtë ndaj konkurrentëve që ofrojnë të dhëna të klasifikuara dhe shërbime takimesh në internet.

“Facebook grumbullon të dhëna të mëdha mbi aktivitetet e përdoruesve të rrjetit të tij social dhe më gjerë, duke e bërë të mundur që të synojë grupe specifike të klientëve”, tha Margrethe Vestager, nënkryetare ekzekutive e Komisionit Evropian e ngarkuar me politikën e konkurrencës.

“Ne do të shohim në detaje nëse këto të dhëna i japin Facebook-ut një avantazh të papërshtatshëm konkurrues, veçanërisht në sektorin e reklamave të klasifikuara në internet”, tha ajo.

Hetimi është ‘breshëria’ e fundit nga rregullatorët e BE-së që përpiqen të frenojnë dominimin e kompanive të mëdha të teknologjisë dhe thekson shqetësimin e tyre të kamotshëm që të dhënat që këto platforma në internet mbledhin nga klientët e tyre të përdoren për të konkurruar kundër tyre.

Facebook nuk iu përgjigj menjëherë kërkesës për koment. /aa