Biden thotë se po punojnë në heshtje me Izraelin për “të dalë” nga Gaza – VIDEO

Gjatë një fjalimi në Charleston, Karolinë e Jugut, i ndërprerë nga protestuesit që kërkonin armëpushim në Gaza, Presidenti Biden përmendi punën e tyre në heshtje me Izraelin për të reduktuar operacionet dhe për të dalë nga Gaza.

Pavarësisht pretendimeve të administratës për frenimin e Izraelit, kritikët argumentojnë se numri tejet i lartë i vdekjeve në Gaza, zhvendosja masive e popullsisë së saj dhe rritja e sulmeve izraelite në Liban tregojnë veprime të pamjaftueshme nga Biden për të ndalur veprimet izraelite. /mesazhi