Bllokohet “Tower Bridge” në Londër, aktivistët në Londër protestojnë: Ndaloni karburantet fosile

Protestues të klimës dolën në protestë duke bllokuar urën ikonë Tower Bridge të Londrës me mesazhin “Ndaloni karburantet fosile”. Aksioni shënon fillimin e një jave protestash nga grupi mjedisor, të cilët shpesh përdorin mosbindjen civile për të tërhequr vëmendjen për kauzën e tyre.

Aktivistë në mbrojtje të klimës kanë protestuar në Londër duke bllokuar për disa orë urën ikonë të qytetit, Tower bridge. Dy protestues, pjesë e grupimit “Extinction Rebellion” u varën në urë me litarë duke shpalosur pankartën “Ndaloni karburantet fosile”.

Aksioni shënon fillimin e një jave protestash nga grupi mjedisor, i njohur gjithashtu si XR, të cilët shpesh përdorin mosbindjen civile për të tërhequr vëmendjen për kauzën e tyre.

Tower Bridge u mbyll pasi protestuesit bllokuan trafikun në vendkalimin e ngarkuar të Thames. Edhe varkat nuk u lejuan të kalojnë nën urë për shkak të dy protestuesve, duke u detyruar të ndryshojnë drejtim, siç raporton MyLondon.

Socialistët “zaptojnë” Tiranën nesër, çfarë pritet të ndodhë në kongresin e PS
“Kur dola vullnetar gjatë konferencës së klimës COP26 në Glasgoë vitin e kaluar, mësova nga anëtarët e komuniteteve indigjene nga pylli tropikal i Amazonës se kompanitë që shkatërrojnë shtëpinë e tyre po e bëjnë këtë për të nxjerrë naftë dhe disa nga aktivistët vendas mjedisorë ishin vrarë duke mbrojtur banesat e tyre”, -tha aktivistja Amy Rugg-Easey.

Grupi planifikon të mblidhet në Këndin e Speaker’s në Hyde Park çdo mëngjes për një javë, ku do të ketë “trajnime të rregullta në taktika të mosbindjes civile dhe rezistencës” përpara se të marshojnë në Londër për të bllokuar pjesë të qytetit.

Akti i protestës së të premtes vjen tetë ditë pasi grupi dhe koalicioni “Just Stop Oil” shkaktuan përçarje në depot e naftës në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar. /oranews