Në panairin IAA Mobility 2025, Grupi BMW planifikon të prezantojë BMW Motorrad Vision CE, një koncept futuristik të mobilitetit elektrik me një rrotë për mjedise urbane, i cili konfirmon pozitën udhëheqëse të kompanisë në segmentin e mobilitetit inteligjent, të lidhur dhe elektrik me dy rrota.
Tipari më i spikatur i BMW Motorrad Vision CE, përveç drejtimit elektrik pa emetime, është eliminimi i nevojës për helmetë dhe veshje mbrojtëse, duke i dhënë drejtuesve një ndjenjë më të madhe lirie dhe një përvojë më të rehatshme të ngasjes.
Në përputhje me strategjinë e qëndrueshmërisë së Grupit BMW, kompania është e përkushtuar për rifillimin e konceptit të mobilitetit urban elektrik.
BMW Motorrad ishte prodhuesi i parë premium në 2014 që kombinonte dizajnin e shkëlqyer me fuqizimin elektrik në modelin BMW C evolution, ndërsa në 2022 u lançua në treg BMW CE 04, i cili sot është lider global në segmentin e tij.
Baza e BMW Motorrad Vision CE është koncepti i tij i sigurisë: konstruksioni metalik tubular i njohur si “kafaz”. Së bashku me ndërtimin e përshtatshëm të ulëses me rrip sigurie, ai siguron një përvojë të sigurt të ngasjes pa nevojën për helmetë ose veshje mbrojtëse të zakonshme.
Veçori e veçantë e modelit Vision CE është edhe funksioni i balancimit, i cili i mundëson mjetit të mbajë vetë ekuilibrin në qëndrim pa lëvizur. /Telegrafi/









