BMW prezanton gjashtë vetura të reja elektrike që pritet të dalin në treg

Platforma Neue Klasse thuhet të jetë simbol i tranzicionit të BMW-së në lëvizshmëri elektrike dhe digjitale.

Arkitektura elektrike nga marka gjermane pritet të vijë në një sistem prej 800 volt dhe shënon një shkëputje nga motorët me lëndë djegëse mbi të cilat bazohen veturat e sotme BMW.

Sa i përket baterive, BMW do të përdorë qeliza cilindrike të cilat kanë avantazhe në paketim, dhe densitet më të lartë të energjisë.

Përveç kësaj, sistemi i ri është më efektiv dhe me kosto më të ulët se versioni i veturës elektrike që përdoret sot.

Neue Klasse përfaqëson investimin më të madh në historinë e BMW-së, e cila në vitet e ardhshme pritet të prezantojë modele të reja si SUV iX3 në dy versione, një model të ri Sedan, një coupe-crossover iX4, një variant vagon, dhe një SUV kompakt që do të zëvendësojë iX1.

Me ardhjen e Neue Klasse, BMW prezanton sistemin e ri që shmang konfuzionin e klientëve për kalim në “epokën elektrike”.