Borrell mbanë përgjegjës Rusinë për mungesë të drithërave në tregjet ndërkombëtare

Josep Borrell, Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian (BE) për Politikën e Jashtme dhe Sigurinë, vuri në dukje Rusinë si përgjegjëse për mungesën e drithërave në tregjet ndërkombëtare.

Në deklaratën e tij në rrjetet sociale, Borrell theksoi se sanksionet e BE-së kundër Rusisë kanë për qëllim dobësimin e kapaciteteve luftarake të këtij vendi e jo të produkteve bujqësore.

“Bllokada e vazhdueshme e Rusisë ndaj porteve ukrainase po bën që tonelatat e drithërave si misri dhe gruri të mbeten në Ukrainë, një nga prodhuesit kryesorë në botë, duke penguar eksportet e saj. Rusia është drejtpërdrejt përgjegjëse për mungesën në tregjet ndërkombëtare të drithit”, tha Borrell.

Duke vënë në dukje se Rusia po e vendos përgjegjësinë mbi sanksionet në vend që t’i japë fund sulmeve të saj (që filluan më 24 shkurt), Borrell akuzoi Kremlinin për përhapjen e dezinformatave.

Ai vuri në dukje se ata do të jenë në solidaritet të plotë me vendet në mbarë botën për të zgjidhur problemet e shkaktuara nga lufta. /trt