Dega e armatosur e Hamasit, Brigadat Qassam, ka njoftuar se ka kryer një sulm ndaj trupave izraelite në qytetin jugor të Khan Younis, së bashku me Brigadat Mujahideen, një grup tjetër i armatosur palestinez.
Sipas grupit, luftëtarët e tyre kanë qëlluar forcat izraelite pranë kryqëzimit Murtaja në jug të Khan Younis me disa raketa 107mm. /mesazhi




