Britani/ 15 orë udhëtim, si ndërruan jetë 39 personat brenda kamionit

Gjetja e 39 personave të vdekur brenda një kamioni  në Britaninë e Madhe shokoi mbarë botën.

Lidhur me ngjarjen e rëndë policia në Eseks arrestoi drejtuesin e kamionit, Mo Robinson, 25 vjeç, nga Irlanda e Veriut, i cili dyshohet se ka futur kamionin në Mbretërinë e Bashkuar nëpërmjet portit të Holihedit, në veri të Uellsit.

Ndërkohë autoritet kanë nisur dhe hetimet për të zbuluar dhe arsyen e vdekjes së 39 personave. Nga verifikimet e bëra deri  më tani, rezulton se viktimat të cilët ndodheshin në kamion kanë vdekur si pasojë e temperaturave të ulta brenda në kamionin frigoriferik.

Sipas autoriteteve, temperaturat arrinin deri në -25 gradë celsius, gjë e cila u ka bërë që personat që ndodheshin brenda të kishin një vdekje të ngadaltë. Nga të dhënat e hetimeve, thuhet se thirrjet për ndihmë të tyre shoferi nuk mund t’i dëgjonte dhe në këtë mënyrë ata gjetën vdekje në 15 orë udhëtim.

Ata hipën në kamion për të mbërritur në destinacion, por mbërritën të vdekur në Britaninë e Madhe. Ndërkohë, policia ka nisur hetimet dhe për  të zbuluar nëse drejtuesi i kamionit ka dhe bashkëpunëtorë të tjerë të cilët bëjnë trafikimin e qenieve njerëzore drejtë Britanisë së Madhe./