Britania paralajmëron Francën lidhur me problemin e peshkimit

Britania e Madhe ka paralajmëruar se mund të “hakmerret” nëse vazhdojnë kërcënimet e Francës e cila konfiskoi varkën e peshkimit dje për shkak të problemit të vazhdueshëm të peshkimit, transmeton Anadolu Agency (AA).

Ministri britanik i Mjedisit, Ushqimit dhe Bujqësisë, George Eustice në një deklaratë për media në lidhje me problemin e peshkimit midis vendit të tij dhe Francës, tha se komentet e bëra nga Franca ishin “krejtësisht joproporcionale dhe të papranueshme”.

Duke nënvizuar se propozimet e Francës i vështirësojnë gjërat në kufij, Eustice tha: “Kjo është shkelje e qartë jo vetëm e marrëveshjes së tregtisë dhe bashkëpunimit që kemi bërë me ta, por edhe e ligjit të Bashkimit Evropian (BE)”.

Ai theksoi se Franca përdor gjuhë provokuese dhe se duhet t’i japë fund kërcënimeve të saj. “Ne nuk dimë çfarë të bëjmë, (zyrtarët francezë) thanë se nuk do t’i marrin këto masa (hakmarrje ndaj Britanisë) më herët deri të martën, do të shohim se çfarë do të bëjnë. Por, nëse ata i marrin këto masa, ne luajmë të njëjtën lojë dhe ne shprehimisht rezervojmë aftësinë tonë për t’u përgjigjur në mënyrë proporcionale”.

“Qeveria britanike e kupton gjuhën e forcës”

Ministri i Shtetit i Francës për Çështjet e BE-së, Clement Beaune, dje në një deklaratë lidhur me problemin e vazhdueshëm të peshkimit tha se qeveria britanike e kupton vetëm “gjuhën e pushtetit” dhe shtoi se nuk do të jetë e mundur të hyhet në të gjitha portet e vendit, përveç për disa nga anijet britanike.

Ministri i Shtetit i Francës për Çështjet e BE-së, Clement Beaune, dje në një deklaratë lidhur me problemin e vazhdueshëm të peshkimit tha se qeveria britanike e kupton vetëm “gjuhën e pushtetit” dhe shtoi se nuk do të jetë e mundur të hyhet në të gjitha portet e vendit, përveç për disa nga anijet britanike.

Duke u shprehur se kamionët dhe anijet britanike që vijnë ose shkojnë nga Britania do të kontrollohen sistematikisht, Beaune tha se kontrollet e anijeve kanë nisur mbrëmë.

Duke thënë se ata nuk do ta tolerojnë këtë çështje, Beaune tha: “Tani duhet të flasim gjuhën e pushtetit, sepse kam frikë se qeveria britanike e kupton vetëm këtë”.

Sekretarja e Jashtme britanike, Liz Truss, pas kërcënimeve të Francës dje urdhëroi që të thirret në Ministrinë e Punëve të Jashtme ambasadorja franceze në Londër, Catherine Colonna.

Truss gjatë takimit deklaroi se Francës iu kërkua të shpjegonte kërcënimet e saj zhgënjyese dhe joproporcionale ndaj Britanisë dhe Ishujve La Mansh.

Problemi i peshkimit

Në negociatat mes BE-së dhe Britanisë së Madhe u arrit një konsensus për përcaktimin e kuotave të peshkimit në vitin 2021, por veçanërisht peshkatarët francezë nuk mund të vepronin në rajonet e përcaktuara.

Administrata britanike e ishullit Jersey u kishte kërkuar anijeve franceze të peshkimit që dëshironin të vazhdonin peshkimin në ujërat e tyre territoriale, të siguronin prova për aktivitetet e tyre të kaluara. Situatë e cila shkaktoi tension mes Britanisë dhe Francës.

Franca kërcënoi se do të ndërpresë energjinë elektrike në Jersey kurse peshkatarët francezë bllokuan portin e ishullit.

Qeveria britanike dërgoi dy anije të marinës në ishullin Jersey si një masë paraprake dhe Franca më pas vendosi të dërgonte dy anije të marinës në rajon si shenjë hakmarrjeje.

Pas përfundimit të bllokadës së peshkatarëve francezë, anijet e marinës u tërhoqën reciprokisht. Ndërkaq Franca kërkon që BE-ja të jetë më strikte me Mbretërinë e Bashkuar në çështjen e peshkimit.

Jersey, një nga ishujt e La Mansh-it, e cila furnizohet me 95 për qind të energjisë elektrike nga Franca dhe e cila gjendet rreth 14 milje larg saj. Ishulli La Mansh i cili ka një administratë unike dhe një përfaqësues të Mbretëreshës, në arenën ndërkombëtare përfaqësohet nga Mbretëria e Bashkuar. /aa