Çad, 2.1 milionë njerëz në luftë me urinë

Problemi ushqimor për shkak të ndryshimeve klimatike dhe konflikteve ka lënë të uritur 2.1 milionë njerëz në Çad të Afrikës, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në deklaratën e Programit Botëror të Ushqimit i Kombeve të Bashkuara (WFP) thuhet se ndryshimet klimatike dhe konfliktet shkaktuan që miliona njerëz të kenë probleme ushqimore në Çad.

Duke theksuar se 42 për qind e popullsisë ka probleme me ushqimin, 2.1 milionë banorë të Çadit po luftojnë me urinë e rëndë.

Theksohet se 10 për qind e fëmijëve nën 5-vjeç në vend vuajnë nga uria e rëndë.

Në vendin e Afrikës Qendrore të Çadit, rreth 1 milion njerëz u detyruan të linin shtëpitë e tyre për shkak të krizës ushqimore dhe konflikteve.