Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Çavuşoğlu: Armenia të ndalojë së provokuari

Çavuşoğlu: Armenia të ndalojë së provokuari

Ministri i Jashtëm i Turqisë, Mevlüt Çavuşoğlu, në lidhje me “provokimet armene” në kufirin Azerbajxhan-Armeni, zhvilloi një bisedë telefonike me homologun azerbajxhanas, Jeyhun Bayramov, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në postimin e tij në Twitter, Çavuşoğlu njoftoi se me ministrin e Jashtëm azerbajxhanas diskutoi “provokimet armene” në kufrin Azerbajxhan-Armeni.

“Armenia tani duhet të ndalojë së provokuari. Ata duhet të fokusohen në negociatat e paqes dhe në bashkëpunim në kuadër të pajtimit që kanë arritur me Azerbajxhanin”, tha Çavuşoğlu.

Bëhet e ditur se në kufirin Azerbajxhan-Armeni kanë filluar përleshje të ashpra ushtarake ndërmjet dy vendeve.

Ministria e Mbrojtes e Azerbajxhanit njoftoi se ushtria e Armenisë dje në mbrëmje ka kryer provokime të shumta në drejtimet kufitare në Dashkasan, Kalbajar dhe Lachin. /aa