Çavuşoğlu bisedon me homologët suedezë dhe finlandezë rreth anëtarësimit në NATO

Në një deklaratë para hyrjes në takimin e NATO-s, ministri Çavuşoğlu vuri në dukje se Suedia dhe Finlanda kanë dhënë mbështetje shumë të hapur ndaj PKK/YPG-së

Ministri i Jashtëm i Turqisë, Mevlüt Çavuşoğlu, zhvilloi një samit trepalësh me ministren e Jashtme suedeze, Ann Linde dhe ministrin e Jashtëm finlandez, Pekka Haavisto lidhur me aplikimin e dy vendeve për anëtarësim në NATO, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një deklaratë nga llogaria e tij në Twitter, Çavuşoğlu tha se “Në kuadër të takimit joformal të ministrave të Jashtëm të NATO-s, zhvilluam një takim në Berlin me homologët e mi suedezë dhe finlandezë”.

Në një deklaratë para hyrjes në takimin e NATO-s, ministri Çavuşoğlu vuri në dukje se Suedia dhe Finlanda kanë dhënë mbështetje shumë të hapur ndaj PKK/YPG-së.

“Pavarësisht të gjitha paralajmërimeve tona kjo është bërë para syve tanë dhe kjo ndikon negativisht ndjenjat e popullit tonë. Për këtë arsye, një vend që do të jetë aleat nuk duhet të ofrojë hapur mbështetje për organizatën terroriste PKK/YPG, e cila çdo ditë na sulmon, martirizon ushtarët tanë, policët tanë dhe civilët tanë”, ka deklaruar Çavuşoğlu. /aa