Çavuşoğlu dhe homologu ukrainas diskutojnë situatën rreth luftës Rusi-Ukrainë

Ministrat e Jashtëm të Ukrainës dhe Turqisë, Dmytro Kuleba dhe Mevlüt Çavuşoğlu, në një bisedë telefonike diskutuan zhvillimet e fundit në lidhje me luftën Rusi-Ukrainë, njoftuan burimet diplomatike turke, transmeton Anadolu Agency (AA).

Kuleba i ka përcjellë gjithashtu ngushëllimet homologut pas shpërthimit në një minierë qymyrguri në provincën veriore Bartın të Turqisë në të cilën humbën jetën të paktën 40 minatorë, njoftuan burimet në kushte anonimiteti.