Çavusoglu diskuton zhvillimet në Afganistan me homologët e tij të disa vendeve

Mevlut Çavusoglu

Ministri turk i Jashtëm Mevlut Çavusoglu zhvilloi biseda të ndara telefonike me Sekretarin amerikan të Shtetit (SHBA) Antony Blinken, ministrin e Jashtëm të Katarit Mohammed Bin Abdurrahman Al-Thani, ministrin kroat të Punëve të Jashtme dhe Evropës Gordan Grliq Radman, Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s Jens Stoltenberg, ministrin e Jashtëm të Azerbajxhanit Ceyhun Bayramov, ministrin e Jashtëm gjerman Heiko Maas, ministrin e Jashtëm të Danimarkës Jeppe Kofod dhe ministrin e Jashtëm të Gjeorgjisë David Zalkaliani.

Sipas njoftimit të Ministrisë, biseda midis Çavusoglus dhe homologëve të tij u përqendrua në situatën e fundit në Afganistan.

Sipas marrëveshjes së paqes të arritur midis Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe talibanëve në shkurt 2020, kishte filluar tërheqja e forcave ndërkombëtare nga Afganistani.

Ndërsa marrëveshja nuk parashikon sulme ndaj forcave të huaja, talibanët, të cilët po vazhdonin negociatat me qeverinë afgane në Katar, kanë vënë në dorë njëkohësisht disa qendra provinciale në Afganistan në sulme të dhunshme që nga qershori.

Talibanët ditë më parë kishin rrethuar kryeqytetin Kabul dhe pardje morën kontrollin e plotë të tij pasi Presidenti Ashraf Ghani u largua nga vendi dhe forcat qeveritare u larguan nga kryeqyteti. /trt