Çavuşoğlu më 4 qershor do të takohet me homologun amerikan

Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Turqisë, Mevlüt Çavuşoğlu, më 4 qershor në SHBA do të takohet me sekretarin Amerikan të Shtetit, Mike Pompeo, raporton Anadolu Agency (AA).

Sipas informacioneve nga burimet diplomatike, thuhet se Pompeo dhe Çavuşoğlu do të takohen në kryeqytetin e SHBA-ve, në Washington.

Më parë ishte punuar që të dy ministrat të takohen brenda muajit maj, por për shkak të mospërshtatjes së axhendës palët kanë rënë dakord që data e takimit të mbetet 4 qershori.

Në takimin Pompeo – Çavuşoğlu pritet që të diskutohet në lidhje me çështjet si zhvillimet në Siri dhe Lindjen e Mesme, marrëdhëniet dypalëshe dhe lufta kundër organizatave terroriste PKK dhe FETO.

Çavuşoğlu më 27 prill në takimin e Ministrave të Jashtëm të NATO-s të mbajtur në Bruksel ishte takuar me Pompeon. Procesi i emërimit të Pompeos si sekretari Amerikan i Shtetit përfundoi më 26 prill me miratimin e Kongresit të SHBA-ve.