Çavusoglu publikoi një mesazh ngushëllimi për sulmin ndaj familjes myslimane në Kanada

Ministri i Punëve të Jashtme, Mevlut Çavusoglu publikoi një mesazh ngushëllimi në lidhje me sulmin racist që shkaktoi vdekjen e 4 personave nga e njëjta familje.

“Qoftë Mëshira e Allahut mbi 4 vëllezërit dhe motrat tona myslimane nga e njëjta familje që u masakruan në Kanada. Ne të gjithë duhet të luftojmë së bashku kundër terrorizmit të Islamofobisë, racizmit dhe diskriminimit. Komuniteti ndërkombëtar duhet të ndërmarrë veprime të përbashkëta pa vonesa të mëtejshme”, shkroi Çavusoglu. /trt