Çavusoglu: Rusisë ia themi në fytyrë çështjet që nuk jemi dakord

Turqi: Ministri i Punëve të Jashtme Mevlut Çavushollu (Mevlüt Çavuşoğlu) tha se ata ia thonë hapur Rusisë çështjet me të cilat nuk bien dakord.

Këtë deklaratë kryediplomati turk e bëri gjatë një takimi me Bizneset dhe OJQ-të në qytetin e Aydënit (Aydın).

Çavushollu sqaroi se Turqia është anëtare e NATO-s, por se ajo i ka zhvilluar marrëdhëniet edhe me Rusinë.

“Ne ia themi hapur në fytyrë Rusisë çështjet për të cilat nuk mund të biem dakord. Ne nuk e njohim Krimenë, ne mbështesim integritetin territorial të Ukrainës dhe Gjeorgjisë. Është shumë e qartë, ne nuk i fshehim këto politika,” konfirmoi ai.

Çavushollu theksoi se duhet ndjekur një politikë e jashtme e hapur, transparente dhe parimore.

“Ne duhet të jemi të fortë. Sa më të fortë të jemi ekonomikisht, aq më të fortë jemi në tryezën e negociatave dhe në terren”,- shtoi ai.

“Sa më të fortë të jemi ekonomikisht, aq më lehtë do t’i arrijmë synimet tona. Kjo është arsyeja pse ne do të vazhdojmë të punojmë së bashku. Shpresoj se do ta ruajmë unitetin dhe solidaritetin tonë”,- përfundoi ai. /trt