Çdo gjë e vlefshme duhet të fillon të praktikohet nga aty ku ka filluar jeta jote (nga familja)…

Prof. Ekrem Maqedonci

Transmetohet nga Ebu Hurejre r.a. të ketë thënë: “Pejgamberi a.s. kurrënjëherë nuk u ankonte për ushqim (nuk qortonte bashkëshorten për llojin e ushqimit të përgatitur), nëse i pëlqente e hante, e nese nuk i pëlqente e linte, (por nuk bënte fjalë)”.
Çdo gjë e vlefshme duhet të fillon të praktikohet nga aty ku ka filluar jeta jote (nga familja), si edukata, mirësjellja, obligimi, përgjegjësia….
Andaj, nuk je i mirëedukuar nëse edukatën tënde e paraqet vetëm para të tjerëve, kurse harron ta praktikosh atë në rend të parë para familjes tënde, para atyre që të shërbejnë pa pagesë, me vullnet e me zemer të plotë, si nëna, bashkëshortëja, motra, vajza…!

Nga: Prof. Ekrem Maqedonci