Çdo vit mbi 1 milionë njerëz vdesin në aksidentet rrugore

1,35 milionë njerëz vdesin çdo vit nga aksidentet e trafikut.

Organizata Botërore e Shëndetësisë publikoi raportin e sigurisë rrugore për vitin 2018.

Raporti nxjerr në pah se në plagosjet si pasojë e aksidenteve rrugore, dalin në plan të parë si shkaku më i rëndësishëm i vdekjeve tek fëmijët dhe të rinjtë nga mosha 5 deri në 29 vjeç.

Gjithashtu raporti tregon se vdekjet me pasojë aksidentet janë trefish në vendet e varfra në krahasim me vendet e pasura.

Vdekja si pasojë e aksidenteve zë vendin e parë në Afrikë.

Duke marrë si referencë 100 mijë veta, 26,6% e popullit në këtë kontinent e humb jetën nga aksidentet automobilistike, kurse në Evropë kjo shifër është 9,3%.

Sipas shifrave të vitit 2016, kjo mesatare në Turqi për 100 mijë vetë është 12,3%.

26% e viktimave në aksident janë kalimtarët dhe personat që ngasin biçikletën.

Kurse 28% e viktimave të aksidenteve janë ngasësit e motorit.

Por në disa rajone vdekja e ngasësve të motoçikletave dhe pasagjerëve është edhe më e lartë.

Për shembull; në Azinë Juglindore vdekjet e ngasësve të motoçikletave dhe kalimtarëve arrin në 48%, kurse në vendet e Paqësorit Perëndimor kjo shifër është 36%.